Hidromorava

Diaspora kërkon lehtësira për investime

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Biznesmenët nga diaspora shqiptare kanë kërkuar nga institucionet e Kosovës që t’iu krijojnë kushte më të mira për të investuar, pasi ata kanë thënë se shpeshherë hasin në pengesa dhe vështirësi. Në anën tjetër, zyrtarët qeveritarë ka premtuar se do të vazhdojë të krijojë kushte më të mira për investime nga diaspora shqiptare. Këto deklarata janë bërë të premten në forumin ekomomik: “Përmirësimi i ambientit për investime nga investitorët e diasporës në Kosovë”, ku kanë marrë pjesë biznesmenët më të suksesshëm nga diaspora shqiptare.

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa, ka thënë se për Kosovën është shumë i njohur kontributi i bashkatdhetarëve tanë dhe në përgjithësi kontributi i diasporës shqiptare.

“Ardhja juaj këtu dhe investimet e juaja në Kosovë nuk janë të njëjta sikur investimet tjera, sepse këtu kthehen njerëzit tanë, kthehen ata që e njohin mentalitetin, që e njohin kulturën, që dëshirojnë t’i ndihmojnë vendit të tyre dhe të cilët bashk me kapitalin sjellin edhe dijen, sjellin edhe përvojat të cilat domosdoshmërisht i nevojiten Kosovës. Po ashtu vlerësojmë shumë lart remitencat të cilat gjatë kësaj periudhe Kosova i ka marrë nga ju jashtë, sepse përmes juve ne kemi mbuluar shumë nga nevojat tona”, ka deklaruar Mustafa, duke thënë se Qeveria që ai drejton ka bërë disa ndryshime, të cilat, sipas tij, iu përshtaten investitorëve të jashtëm dhe që po ashtu i nxisin investitorët e brendshëm që të investojnë në Kosovë.

Ndërsa, presidenti i Rrjetit të Biznesit të Diasporës Shqiptare, Nazar Mehmeti, ka thënë se krejt çka kërkojnë biznesmenët shqiptarë nga institucionet e Kosovës është që t’iu mundësojnë atyre të investojnë në Kosovë.

UBT

“Ky është viti i parë, takimi i dytë i këtij rrjeti në mesin e shqiptarëve në diasporë, por është një fillim i madh… Siç thamë, ne s’duam asgjë nga ju zonja dhe zotërinj, vetëm ndihmën tuaj që ne të investojmë… Kemi qejf që brenda natës t’i bëjmë fabrikat e t’i rregullojmë, kjo nuk është e pamundur, është e mundur, por gjërat e mira vinë ca ngadalë, por jo shumë ngadalë, duhet t’i shtyjmë pak, t’i shtyjmë ne me ndihmën tuaj”, është shprehur Mehmeti.

Edhe biznesmeni i njohur, Lazim Destani, i cili është kryetar nderi i Rrjetit të Biznesit të Diasporës Shqiptare, është shprehur i bindur se trojet shqiptare mund të zhvillohen më shumë ekonomikisht, prandaj ka kërkuar që biznesmenëve nga diaspora shqiptare t’iu hiqen barrierat dhe vështirësitë për investime.

“Le të shfrytëzojmë këtë sinergji ekonomike për zhvillimin e përgjithshëm të trojeve tona… Ne jemi partneri me adresë më relevante për autoritetet dhe institucionet tona për të koordinuar dhe hapur rrugët për investime në biznese në këto troje. Shpeshherë hasim në vështirësi dhe barriera të natyrave të ndryshme. Nuk kërkojmë asgjë më tepër se gjithandej nëpër botë… Nëse në botë ia dalim atëherë, pse jo edhe në viset tona. Të bashkuar në biznes dhe investime, le ta ndërtojmë të ardhmen tonë, le të investojmë për pasardhësit tonë. Këtë të gjithë ne dhe ju ua kemi borxh atyre dhe vatanit”, ka deklaruar Destani. /Zëri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.