Sinani: Do të jem më afër të rinjve dhe kërkesave të tyre
Kamenicë – Në takimin e mbajtur sot me të rinjtë nga komuna e Kamenicës dhe komuna e Gjilanit, anëtarët e KVRL-së, kërkuan nga kryetari Sinani që të behët njohja e KVRL-së, që ata të fillojnë me procedurat tjera për fillimin e aktiviteteve të tyre, për të ndihmuar komunën me kapacitet rinore duke ndihmuar me parandalimin e migrimit, dukurive negative, shkollimin jo formal etj.
Sinani u shprehë se pas njohjes së KVRL-së nga zyra e kryetarit ai do të jetë më afër të rinjve dhe kërkesave të tyre.
Po ashtu Sinani ai tha se Kamenicës dhe Kosovës i duhet një frymë e re që ta zhvillojmë vendin tonë.
Kryetare e KVRL-së në Kamenicë është zgjedhur, z. Margarita Rashiti./rajonipress/


