Kumanova, skenar i Gruevskit dhe aleatëve të tij
Presidenti i Akademisë Diplomatike Shqiptare, Lisen Bashkurti, për krizën e Kumanovës ka fajësuar Qeverinë Gruevski, fqinjët preferencial të Maqedonisë dhe Rusisë.
Ai në një intervistë për ‘Epokën e Re’ ka thënë se prapa skenarit të errët të Kumanovës nuk qëndron asgjë shqiptare.
Sipas tij, këtë qytet qeveria maqedonase e ka zgjedhur për shkak të pozicionit shumë delikat.
Bashkurti e ka përshëndetur maturinë diplomatike që Tirana dhe Prishtina kanë treguar ndaj kësaj ngjarje.


