Forcat e armatosura s’do të ndryshojnë nga ushtritë e NATO’s
Deputeti i PDK’së, Rrustem Mustafa është përfshirë në debatin për mundësinë e krijimit të një batalioni serb brenda ushtrisë së ardhshme të Kosovës. Ai ka thënë se Forcat e reja të Armatosura të Kosovës do të jenë sikur ushtritë tjera të NATO’së.Sipas tij, FAK do të ketë model NATO’n.
Lexojeni të plotë reagimin e ish-Komandantit të UÇK’së
Ushtria e Kosovës model i NATO-s
Komand unike, s’do të ketë largim nga standartet e shteteve të qytetëruara. Na ndan pakë kohë nga themelimi i Forcave të Armatosura të Kosovës. Kjo është forca e re e cila do t’i ketë kapacitetet e mbrojtjes dhe do ta ketë një mandat të ri, madhësinë dhe strukturën e re. Forcat e Armatosura të Kosovës do të zhvillohen ashtu që të janë të gatshme dhe të afta ta mbrojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit. Modeli do të jetë ai i NATO-s, dhe nuk do ndryshoj nga ushtrit e vendeve të NATO-s.


