Eko Higjiena

PDK e LDK drejt divorcit: Në vjeshtë zgjedhje të reja?

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Koalicioni për bashkëqeverisje, i lidhur ndërmjet dy partive më të mëdha në vend, Partisë Demokratike e Lidhjes Demokratike, nuk ka jetë të gjatë. “Ky koalicion po shkon drejt prishjes, ani pse nuk i ka më shumë se 6 muaj që kur u lidh”, kështu i tha Televizionit Rrokum një zyrtar i lartë PDK-së. Telashet brenda koalicionit kanë nis, pasi që marrëveshjet e lidhura më 8 dhjetor në mes dy liderëve të këtyre partive, nuk po jetësohen.

Problemi i parë, sipas zyrtarit te PDK-së, është nisma e deputetëve të LDK-së që Gjykata Speciale t’i hetojë vrasjet e pasluftës. “E këtë nuk e pranon në asnjë mënyrë PDK”.

“Po ashtu, PDK është e pakënaqur me mosgatishmërinë e qeverisë së drejtuar nga Isa Mustafa, që sa më shpejt të nis punën për përpilimin e Ligjit për formimin e Ushtrisë së Kosovës, dhe fillimin e përgatitjes së amendamenteve kushtetuese për krijimin e ushtrisë”.

E LDK-ja, sipas këtij burimi, nuk ka heq dorë prej kërkesës që ushtria e Kosovës të quhet FARK e jo FAK.

Krejt këto nuk janë telashet e vetme te partnerëve te koalicionit.

Hidromorava

Marrëveshjes se Mustafës e Thaçit, po i has sharra në gozhdë, te pajtimi i tyre, që me 2016, Hashim Thaçi të zë vendin e Atifete Jahjgës, si president i ardhshëm. Edhe pse marrëveshja e lidhur mes tyre ia garanton Thaçit postin e te parit te shtetit, kjo nuk po përkrahet nga deputetët e LDK-së. Disa deputetë të LDK-së hapur e kanë bërë me dije se kjo pikë nuk do të jetësohet.

“Krejt këto mospajtime, e në veçanti mosgatishmëria e deputetëve të LDK-s, për t’ia dhënë votën e tyre Thaçit për President, janë arsye që vendi të shkojë në zgjedhje të reja në vjeshtën e sivjetme”, tha burimi i TV Rrokum.

Sipas këtij zyrtari, Partia Demokratike tashëm e ka ndarë mendjen për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve.

Para disa ditësh në Televizionin Rrokum, deputeti i LDK-së Armend Zemaj, deklaroi se LDK duhet të ketë kundërkandidat nëse Thaçi hyn në garë për president.

Po ashtu zyrtari i PDK-së ka thënë se tashmë kjo parti i ka nis bisedat me Nismën e Fatmir Limajt, duke paralajmëruar mundësinë që në këto zgjedhje të hyjnë me listë të përbashkët zgjedhore . /TV Rrokum/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.