Meqë ra fjala
Poezi nga Avdush Canaj
Meqë ra fjala,
e di si vjen flutura e hareshme
në kopshtin tim, o mik!
Portat e shendit çelë magjishëm, e di,
me një çelës magjik!
E di edhe si gicilitë
çdo lule përditë!
Krejt e di si shkrihen gazit lulet
me fustanet e erës,
dhe çelin si ëndrra e bukur
në prehër të verës.
Pastaj nis gazmendi
përtej ane
si në dasmë fluturash
iliriane.
Meqë ra fjala…


