Mobi Casa

Pacolli: Pse Qeveria e Kosovës s’po kërkon transparencë për Kumanovën

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli është përfshirë në debatin sa i përket vrasjes së qytetarëve të Kosovës në konfliktin e Kumanovës. Ai ka thënë se nëse gjaku i të rënëve shërben për avancimin e të drejtave të shqiptarëve atje, atëherë, ai gjak nuk ka shkuar huq.Me këtë rast, Pacolli ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës t’i bëjë presion Maqedonisë për zbardhjen e këtij rasti.

Lexojeni të plotë reagimin e Pacolli

BOLL ME KOMPLEKSIN E FAJIT TË QEVERISË SË KOSOVËS PËR NGJARJET NË KUMANOVË!

Deri më tash për ngjarjen e Kumanovës ka patur errësirë dhe s’kemi ditur as emrat e të vrarëve që janë shtetas të Kosovës. Sot kur ne dimë më shumë, ne i ngushëllojmë familjet e tyre për dhimbjen e thellë nga kjo humbje tragjike. Nëse gjaku i tyre do të shërbejë për t’i çuar para proceset e avansimit të statusit të shqiptarëve të Maqedonisë, atëherë ai gjak, pavarësisht rrethanave, nuk ka shkuar kot!

Por ka një gjë që duhet të potencoj: njerëzit që u vranë në Kumanovë, nuk ishin për llogari të qeverisë së Kosovës, por me bindjen e tyre individuale. Ndaj qeveria s’ka pse të tregojë komplekse faji ndaj Maqedonisë. Janë disa elementë që e tregojnë këtë.

HW

Pse qeveria jonë nuk kërkon transparencë për çka ndodhur në Kumanovë? Po e kërkon mbarë bota, po e kërkon Shqipëria, pse jo Kosova që kishte shtetasit e vet atje?

A kanë patur dijeni kryeministri dhe presidentja për përgatitjet e këtij grupi? AKI thotë se i ka njoftuar institucionet. Cila është e vërteta? Pse nuk po tregoni cka ndodhi?

Ngjarja e Kumanovës nuk është e largët gjeografikisht dhe ne si qeveri duhet të bëjmë fushatën tonë informuese në botë. Përndryshe letra absurde e Presidentit Ivanov që fajson shtetet fqinje, pra dhe Kosovën ka bërë efekt.

“Maqedonia ka barazuar fjalën terrorist me fjalën shqiptar”, tha kryeministri Rama që e lidhi hyrjen e saj në NATO me respektimin e marrëveshjes së Ohrit.

Ne si Kosovë duhet të reagojmë edhe më fort diplomatikisht kundër kësaj loje jo thjesht maqedonase që ka mobilizuar Serbinë, Rusinë kundër nesh. E gjitha kjo fushatë mund të vonojë integrimin tonë në organizatat botrore relevante!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.