Eko Higjiena

Programi Agro – USAID, shpaloset para bujqve të regjionit të Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në Gjilan sot është bërë shpalosja e programit pesë vjeçar Agro – USAID, me një vlerë prej 10.5 milionë euron total të këtij programi dhe krijim të 3800 vendeve të reja të punës. Qëllimi është zhvillimi i bujqësisë dhe mundësitë rurale, për investime.

Me këtë rast Drejtori Ekzekutiv i programit, Mark Wood, ka shpalosur programin para mbi 200 bujqve të regjionit të Gjilanit, duke i informuar ata me të gjitha detajet dhe mundësitë që ofrohen në këtë drejtim për të fituar grantet.

Wood ka thënë se grantet do t’u destinohen partnerëve strategjik ku hyjnë përpunuesit, OJQ-të, grupet e ndryshme të bujqve etj. Ai ka thënë se grantet që kapin vlerën nga 2 mijë deri në 10 mijë dollarë, dedikohen për kategoritë e prodhuesve të frutave të imëta, pemëve frutore, perimeve, bimëve mjekësore të kultivuara dhe përpunuesve.

Mobi Casa

Ndërsa, në emër të kryetarit të Komunës dhe në emër të drejtorisë së Bujqësisë, drejtori Ramiz Ramadani, ka thënë se janë të përkushtuar të bashkëpunojnë ngushtë me të gjithë donatorët dhe partnerët, me qëllim të mbështetjes së më të madhe të sektorit të bujqësisë.

“Ky program është mundësi e mirë që Komuna si partner strategjik të mbështes programet në bashkëfinancim me programin Agro – USAID. Si drejtori, duke i përfillur të gjitha interesimet e bujqve për kulturën e mjedrës, do të aplikojmë në këtë program dhe shpresojmë në mbështetje nga programi që këto më pas t’u destinohen bujqve të Komunës së Gjilanit”, ka thënë Ramadani.

Ndryshe, aplikimi nga fermerët bëhet në ueb faqen iif@agro-kos.com, gjatë gjithë vitit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.