Donika Kada: Thaçi don me u ba Erdogan – herë kryeministër e herë president
Në lidhje me propozimin e PDK-së që kreu i këtij subjekti të zgjidhet president përmes votës së popullit, ajo thotë se Hashim Thaçi mendon për vete.“Njerëzit vriten e vuajnë për bukë, e Thaçi mendon vetëm për akomodimin e tij personal para interesave të popullit. Ai don me u ba Erdogan të ri në Ballkan, që herë don me u ba kryeministër e herë president”, ka thënë ajo. “Thaçi nuk mendon si me shtri Kushtetutën në veri, por si me ndryshu për interesa të tij.
Deputetja e AAK-së, Donika Kada-Bujupi, ka thënë se është e dhimbshme se si institucionet e Kosovës kanë pasë informata për Kumanovën muaj më parë e nuk kanë reaguar.
Këto komente ajo i bëri në emisionin ‘Rrokum Roll’ me Fidan Jupollin ne Televizionin Rrokum.
Ajo tha se derisa institucionet kryesore të shtetit, si presidentja e kryeministri, kanë mundur ta parandalojnë krizën e Kumanovës që ka sjell dëme të mëdha.
Ajo thotë se AAK nuk ka pasur informata për këtë, ndonëse një numër i pjesëmarrësve në luftën e Kumanovës kanë qenë anëtarë të këtij subjekti politik.
Në lidhje me propozimin e PDK-së që kreu i këtij subjekti të zgjidhet president përmes votës së popullit, ajo thotë se Hashim Thaçi mendon për vete.
“Njerëzit vriten e vuajnë për bukë, e Thaçi mendon vetëm për akomodimin e tij personal para interesave të popullit. Ai don me u ba Erdogan të ri në Ballkan, që herë don me u ba kryeministër e herë president”, ka thënë ajo. “Thaçi nuk mendon si me shtri Kushtetutën në veri, por si me ndryshu për interesa të tij.


