UBT

Dyzet kompani do të paguajnë doganë dy vite pas importimit të mallit

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Dyzet kompani janë detyruar të paguajnë doganën e janë gjobitur pas dy viteve që kur kanë importuar pajisjet e teknologjisë informative. Ato kanë importuar sasi të printerëve (ploter) dhe në kohën e importimit nuk kanë paguar fare doganën.

Kjo ishte bërë edhe me miratimin e Doganës, e cila ka lejuar një import të tillë. Por Dogana është kthyer në kohë përmes auditimit dhe ia ka ndryshuar kodin doganor printerëve të importuara nga më së 40 kompani të Kosovës.

Veronika Bajqinovci, nga kompania “In Design” ka thënë se Dogana i ka gjobitur dhe i ka detyruar të paguajnë doganën prej 10 për qind për dy pajisje të cilat i kanë blerë në vitin 2013.

Fundamenti

“Për këto pajisje ne kemi paguar atë që është dashur të paguhet”, ka shkruar Bajqinovci në ankesën që e ka dorëzuar në Dogana. “Ne si subjekt juridik nuk iu kemi shmangur asnjëherë obligimeve ndaj Doganës, dhe mendojmë se këtu nuk është faji i kompanisë sonë, por i Doganës që ka pranuar mall me po të njëjtin kod për këto 4-5 vitet e fundit, apo edhe më shumë, dhe atë jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Maqedonia dhe Serbia”.

http://koha.net/?id=27&l=58174

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.