United Hospital

Lunaçek paralajmëron Serbinë: Kosova e para, pastaj kapitujt

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek, në një bisedë me gazetarët në Vjenë, ka shpjeguar se nuk mund të thotë se kur do të ketë hapje të kapitujve me Serbinë.

Sipas saj, disa shtete anëtare të BE-së, veçanërisht Gjermania, janë duke kërkuar për të arritur përparim të qartë në dialog, para hapjes së kapitullit 35 (dialogu Beograd – Prishtinë dhe marrëveshjet e Brukselit), 23 (Gjyqësia dhe të drejtat e njeriut) dhe 24 (e Drejtësisë, lirisë dhe sigurisë).

Ajo vuri në dukje se, si Raportuese e Parlamentit Evropian për Kosovën duhet të tregojë se është e nevojshme për të përshpejtuar zbatimin e marrëveshjes, transmeton Telegrafi.

UBT

Në këtë drejtim, ka përmendur zgjidhjen e çështjeve në sektorin e energjisë, duke përfshirë edhe Liqenin e Gazivodës.

“Është e nevojshme që në këtë fushë sa më shpejt të arrijnë marrëveshje”, ka porositur Lunaçek.

Përfaqësuesi i të Gjelbërve të Gjermanisë në PE, Reinhard Bütikofer, së bashku me Lunacek kanë kritikuar edhe qëndrimin e presidentit të Komisionit Evropian, Zhan-Klod Junker se nuk do të ketë zgjerim të BE-së gjatë mandatit të tij, duke vënë në dukje se kjo deklaratë ishte demotivim për Ballkanin Perëndimor.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.