Fundamenti

Sigurimet sërish në llupën e Konkurrencës

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Autoritetit Kosovar të Konkurrencës (AKK) sërish do t’i dalë punë me kompanitë e sigurimeve në vend, të cilat po dyshohet se kanë të lidhur mes vete marrëveshje të fshehtë, e cila është e ndalur me Ligjin 03/L-229 për Mbrojtjen e Konkurrencës.

Në raportin vjetor të AAK-së, të cilin e ka siguruar gazeta “Zëri” shihet se Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK) ka kërkuar nga autoriteti i Konkurrencës që të nisë procedurën e hetimit mbi dyshimin se kompanitë e sigurimeve kanë të lidhur një marrëveshje të ndaluar.

ARKATANA

“Kjo shkelje sipas Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës ka ndodhur në fushën e prokurimit. Pas formimit të komisionit të AKK-së rasti do të procedohet dhe do të trajtohet më tutje”, thuhet në raportin vjetor për vitin 2014./zeri/