ARKATANA

ZRRE-ja: KEK-u dhe KEDS-i dështuan në investimet kapitale

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Konsorciumi turk “Çalik-Limak” nuk ka arritur nivelin e investime kapitale të lejuara nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë për vitin 2014.

Ky konsorcium që ka marrë pronësinë dhe menaxhimin e Distribucionit dhe Furnizimit kishte premtuar se do t’i investonte 300 milionë euro në 15 vitet e ardhshme për të përmirësuar rrjetin, shkruan sot Koha Ditore.

Premtimet për investime kishin qenë në linjë me atë që KEK-u e kishte realizuar gjatë viteve të fundit, kur e kishte në menaxhim. Mirëpo, në raportin e vitit 2014 të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë thuhet se KEDS-i ka dështuar t’i realizojë gjithë investimet e lejuara për të njëjtin vit.

Mobi Casa

“ZRRE-ja përmes monitorimit ka përcjellë realizimin e investimeve kapitale dhe operative përmes të dhënave të raportuara nga i licencuari. Kostot kapitale prej 17.9 milionë eurosh të realizuara në vitin 2014, paraqesin normën 85% të kostove kapitale të lejuara nga ZRRE-ja në vlerë prej 21.2 milionë eurosh, sipas planit investiv, derisa shpenzimet operative janë realizuar në normën 97%”, thuhet në konstatimet për KEDS-in.

http://koha.net/?id=27&l=57898

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.