Uji Dea

“Sueddeutsche Zeitung”: Kumanova ishte e inskenuar

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Shtypi gjerman ka shkruar për ngjarjet në Maqedoni, duke paraqitur një tezë mbi mundësinë se ato ishin të inskenuara. Në një artikull të titulluar “Kaos në Maqedoni” “Sueddeutsche Zeitung” shkruan se opozita ka zbuluar se qeveria e Nikolla Gruevskit ka përgjuar rreth 20 mijë qytetarë në mënyrë të paligjshme.

Sipas kësaj gazete, përgjimet që po zbulohen nga opozita kanë bërë që të ngritet dyshimi se Gruevski ka organizuar incidentin në mënyrë që të arrijë ta mbajë pushtetin, transmeton lajmi.net.

Ekspertët kanë frikë se qeveria e ka organizuar incidentin përgjakshëm. Ish-shefi i inteligjencës Goran Mitevski ka thënë se tingëllon e palogjikshme që një grup i armatosur rëndë të futet në vend pa u vërejtur nga autoritetet. Ish-gjenerali Ilija Nikollovski beson se terroristët e pretenduar janë në fakt mercenarë, shkruan “Sueddeutsche Zeitung”.

HW

Ndërsa kreu i opozitës Zaev madje thotë se ka prova, se qeveria kishte më shumë se një vit e gjysmë që kishte informacion mbi këtë grup të armatosur.

Në anën tjetër, ambasadorët e Gjermanisë, SHBA-ve, BE-së, Britanisë së Madhe, Francës dhe Italisë, pas takimit me kryeministrin dhe kreun e opozitës, nuk thanë asnjë fjalë të vetme për grupin e armatosur dhe nuk i quajtën ata terroristë, por vetëm folën për një “tragjedi”, shkruan gazeta gjermane.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.