UBT

Krahu i Mustafës dominon zgjedhjet e brendshme në LDK

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Me duartrokitje e solemnitet është mbajtur Kuvendi i Tetë zgjedhor i LDK-së në Degën e Podujevës.Me aklamacion dhe në mënyrë unanime, delegatët e kësaj dege kanë rizgjedhur kryetarin e Komunës së Podujevës, Agim Veliun, në krye të Degës së LDK-së, raporton KTV.

Por anëtarët e të paktën 4 degëve të LDK-së për këtë komunë, kanë kundërshtuar këtë kuvend, duke e cilësuar atë si të manipuluar dhe si jodemokratik. Sipas tyre, Agim Veliu, i ka anashkaluar qëllimisht anëtarët e Dumnicës, Dumoshit, Llapashticës dhe Podujevës 1, pasi në këto degë nuk ka disponim që të përkrahet Isa Mustafa për kryetar të LDK-së.

Ndërkohë, që i pyetur për këto kritika në adresë të tij, i rizgjedhuri Veliu, ka mohuar mundësinë e manipulimit të këtyre zgjedhjeve. Për të përshëndetur përkrahjen e drejtuar ndaj tij, i pranishëm ishte edhe vetë kryeministri i Kosovës dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

Mustafa, i cili pret të rizgjidhet, në krye të LDK-së ka refuzuar të fliste për problemet dhe zërat që kundërshtojnë në partinë e tij, duke injoruar pyetjet e Kohavisionit.

Uji Dea

E se a ishte i kurdisur, apo jo ky kuvend, tregojnë edhe skena si këto ku shihet se si të propozuarit mësynin t’i zinin vendet ende pa u votuar, përcjell koha.net. Madje, vetë nënkryetari Shpejtim Bulliqi, në një moment ka pohuar se ky kuvend pritej të ishte, veçse formal dhe solemn.

Procesi i zgjedhjeve të brendshme të LDK-së është përcjell që nga fillimi me kritika se po shkelet statuti dhe rregullorja e zgjedhjeve, duke u votuar me aklamacion, ashtu që Isa Mustafa të rizgjidhej në krye të kësaj partie, me gjithë mospajtimet brenda këtij subjekti.

http://koha.net/?id=27&l=57870

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.