Së shpejti “T`i don” nga Dhurata
Këngëtarja që me hapa të sigurt po ndërton karrierë në skenën shqipe, Dhurata Dora, ka paralajmëruar videoklipin e saj të ri.
Kënga quhet “Ti don” dhe sipas njoftimit të këngëtares, do të vijë së shpejti para fansave.
Max Production qëndron prapa këtij projekti dhe është angazhuar për realizimin e klipit.
“Së shpejti një tjetër hit veror nga Dhurata Dora në bashkëpunim me MAX Production”, shkruan në njoftimin e produksionit.
Ndryshe, videoklipi i këngës “A bombi” ka rezultuar jashtëzakonisht i suksesshëm.
E publikuar në nëntorin e kaluar, videoja është shikuar mbi 13.6 milionë herë deri më tani në YouTube. /Telegrafi/


