Hidromorava

Kënd po e thumbon Elsa Lila?

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Këngëtarja e njohur Elsa Lila është rikthyer në qendër të vëmendjes pas pjesëmarrjes së saj në dy intervista të njëpasnjëshme, te podcasti i Grida Dumës dhe te podcasti i Arbana Osmanit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në të dyja intervistat, artistja foli me sinqeritet për jetën e saj personale, karrierën dhe sfidat që ka kaluar ndër vite. Megjithatë, ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen e publikut ka qenë ndryshimi i tonit dhe sjelljes së saj, veçanërisht në intervistën me Arbana Osmanin, ku shumë ndjekës e kanë cilësuar më të tensionuar dhe nervoze.

Një komentues në rrjetet sociale i ka shkruar këngëtares:

“Elsa, te Grida u dukje më e vërtetë dhe më e qetë. Jo çdo ditë jemi në humor të mirë, plus që nëse këtë podcast e ke bërë pas Arbanës, duket sikur je munduar të vetëkorrigjohesh. Vetëm fakti që ti je e ndërgjegjshme se në këtë botë vetëm gënjehet, mjafton për shumë nga reagimet e tua. Por gjithsesi, intelekti yt është për t’u admiruar.”

United Hospital

Elsa zgjodhi t’i përgjigjej personalisht komentit me shumë qetësi dhe klas:

“Faleminderit për mirësjelljen! Ky podcast është regjistruar shuuuuume kohë para tjetrit. Qetësia ime ka të bëjë, ashtu si për secilin prej nesh, me personin që kemi përballë.”

Me këtë përgjigje, Elsa Lila sqaroi se ndryshimet në sjellje nuk lidhen me ndonjë nervozizëm apo qëllim të caktuar, por me dinamikën njerëzore dhe raportin që krijohet gjatë bisedës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.