ARKATANA

Jahjaga anuloi vizitën në Brazil, iu kërkua të bëhet serbe

/ 2 minuta lexim
HW

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, të enjten e kësaj jave që po lëmë pas ishte e ftuar në një ngjarje globale për gratë që u mbajt në Brazil, por ajo nuk mundi të udhëtojë atje, pasi ky shtet që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, kërkoi që ajo të pranonte që në vizën e përkohshme të saj, përkatësia shtetërore figuronte si serbe. Sipas BBC-së në Brazil, vizita e Jahjagës në këtë vend u anulua në minutat e fundit, pasi presidentja e Kosovës, e refuzoi këtë ofertë të qeverisë braziliane.

Jahjaga ishte një nga të ftuarat kryesore në Samitin Global të Grave, që u mbajt në Sao Paulo.

Ajo do të duhej t’i bashkohej një paneli dhe do të mbante një fjalim ku do të merrte pjesë edhe ministrja braziliane për Politikat e Grave, Eleonora Menicucci dhe ministri i Financave, Joaquim Levy, i cili hapi forumin.

I njohur si “Davosi i Grave”, ngjarja përfundoi sot (të shtunën). Brazili ishte përzgjedhur të organizojë edicionin e 25-të të konferencës, në të cilën marrin pjesë një mijë gra nga 70 vende të ndryshme, duke përfshirë dhe autoritete ekzekutive, ku diskutohet fuqizimi i rolit të gruas në biznes.

United Hospital

Kontaktuar nga BBC e Brazilit, Ministria e Jashtme e këtij vendi e ka konfirmuar rastin, duke thënë se i kishte ofruar presidentes së Kosovës një vizë të përkohshme.

Meqë Brazili nuk e njeh Kosovën, qeveria e këtij vendi i kishte ofruar presidentes Jahjaga mundësinë e hyrjes në këtë shtet, por vetëm në rast se ajo do të pranonte që në vizë t’i figuronte shtetësia serbe, mundësi e cila ishte refuzuar nga Jahjaga dhe shoqëruesit e saj.

Ndërsa përgjigja e organizatorit për mungesën e Jahjagës ishte se ajo ndodhi shkaku i mosdhënies së vizës. /lajmi.net/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.