Xhandarmëria serbe shton praninë në Luginë
Forcat serbe të xhandarmërisë kanë shtuar aktivitetin e tyre nëpër fshatrat kufitare të Luginës së Preshevës. Një prani e madhe e tyre po shihet edhe në fshatin Dobrosin, që kufizohet me Stublinën e Gjilanit.
Sipas burimeve të “Zërit” nga Lugina, xhandarmëria është e pranishme gjithandej rajonit që kufizohet me Kosovën, ndërsa ndërmjet Dobrosinit dhe Verbanit, në malësinë e Karadakut, thuhet se kanë vendosur edhe tenda.
Dobrosini ka qenë bastion i ish-gueriles së UÇPMB-së në vitin 2000, ndërsa shtrihet vetëm qindra metra larg kufirit administrativ të Kosovës. /Zëri/


