Maqedonia: Nuk ishte përleshje ndëretnike, por operacion kundër grupit terrorist
Prishtinë – Në letrën informuese që ua ka dërguar shteteve të Bashkimit Evropian, Qeveria e Republikës së Maqedonisë i ka njoftuar ato për rrjedhën e aksionit të armatosur të së shtunës në Kumanovë.
Në non paperin, që e ka siguruar “Koha Ditore”, shteti maqedonas thotë se operacioni nuk ishte përleshje ndëretnike, por ishte i drejtuar kundër një grupi terrorist me ambicie politike, që synim përfundimtar kishte të rrezikonte rendin dhe sigurinë në Republikën e Maqedonisë.
Liderët kryesorë të këtij grupi, sipas Qeverisë maqedonase, janë: Muhamed Krasniqi, shtetas i Kosovës, i njohur si “Komandant Malisheva”; Mirsad Nrecaj, shtetas i Kosovës, i njohur si “Komandant NATO”; Sami Ukshini, shtetas i Kosovës, i njohur si “Komandant Sokoli”; Beg Rizaj, shtetas i Kosovës, i njohur si “Komandant Begu” dhe Demë Shehu, shtetas i Kosovës, i njohur si “Juniku”. Liderët, sipas letrës, figurojnë si themelues të strukturave paramilitare dhe kanë pasur tentativa të pasuksesshme për të siguruar mbështetje politike.
“Koha Ditore” e boton sot të plotë letrën e Republikës së Maqedonisë, dërguar vendeve të BE-së.
http://koha.net/?id=27&l=57540


