United Hospital

BE-ja kritikon përmbajtjen e Ligjit për investime strategjike

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Prishtinë – Zyra e BE-së në Kosovë i ka dhënë vërejtje serioze idesë për hartimin e një ligji për tërheqjen e investimeve strategjike pa iu nënshtruar proceseve tenderuese.

Ky ligj, që është në fazën fillestare të hartimit nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, ishte iniciuar për t’iu shmangur procedurave burokratike dhe tenderëve për tërheqjen e investimeve strategjike. Burimet e “Kohës Ditore” kanë bërë të ditur se BE-ja e ka kundërshtuar përmbajtjen thelbësore të këtij ligji.

Kundërshtimi i BE-së për këtë ligj lidhet me parimet e BE-së për konkurrencë të drejtë dhe mosdiskriminim të kompanive. Të dy këto parime të BE-së bien ndesh me qëllimin e hartimit të këtij projektligji për eliminimin e tenderëve. Hapja e tenderëve për të siguruar konkurrencë në projekte madhore ka dështuar disa herë në Kosovë për shkak të zvarritjes dhe tërheqjes së investitorëve. E mosdiskriminimi lidhet me dhënien e mundësisë të gjitha kompanive për të marrë pjesë në një privatizim apo një projekt të iniciuar nga shteti.

Mobi Casa

Burimet e gazetës brenda Qeverisë kanë bërë të ditur se këto vërejtje janë dhënë gjatë diskutimeve me BE-në për këtë ligj dhe se ende nuk ka vërejtje në formë të shkruar, meqë nuk është finalizuar drafti i këtij ligji.

Qeveria e Kosovës planifikon t’i përdorë praktikat e vendeve të rajonit dhe sidomos të Kroacisë për të shtyrë përpara një draft që i mundëson asaj t’i tërheqë investimet strategjike.

http://koha.net/?id=27&l=57541

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.