Ali Ahmeti kërkon hetime ndërkombëtar për ngjarjet në Kumanovë
Kryetari i BDI’së, Ali Ahmeti, ka folur edhe qëndrimin në Qeverinë e Maqedonisë. Gjatë intervistës në Alsat M, Ahmeti ka thënë se nuk është në interes të situatës politike braktisja e institucioneve. Tha se nuk vepron me eufori dhe se politikat e partisë që ai drejton përkrahen nga ndërkombëtarët.
Kryetari i BDI’së, Ali Ahmeti, ka folur edhe qëndrimin në Qeverinë e Maqedonisë. Gjatë intervistës në Alsat M, Ahmeti ka thënë se nuk është në interes të situatës politike braktisja e institucioneve. Tha se nuk vepron me eufori dhe se politikat e partisë që ai drejton përkrahen nga ndërkombëtarët.
“Ka filluar një dialog me insistimin e Bashkimit Demokratik për Integrim, po e them hapur, me përkrahje të plotë nga Brukseli dhe Washingtoni. Politikat e Bashkimit Demokratik deri tani po thuhen hapur nga të gjithë përfaqësues amerikanë dhe europianë që janë të shëndetshme dhe të qëndrueshme sepse unë kam përgjegjësi përpara njerëzve. Unë nuk veproj në eufori as në folklorizëm. Nuk është në interes të situatës politike të braktisen institucionet”, tha Ahmeti për AlsatM.
Ali Ahmeti kërkon hetime ndërkombëtar për ngjarjet në Kumanovë
Ali Ahmeti ka thënë se ngjarjet në Kumanovë duhet të hetohen dhe te tregohet e vërteta se çfarë ka ndodhur. Por, ai ka thënë se këtë hetim duhet ta bëjnë hetuesit ndërkombëtarë.
“Normalisht do të kërkojmë hetime ndërkombëtarë. Do të kërcojmë hetues ndërkombëtar. Nuk kam edhe shumë detaje se si do të behën këto hetime, por e rëndësishme është se ato do të behën”, ka thënë Ahmeti
Ai ka thënë se lideri i BDI’së do të kujdeset se qytetarët e Kumanovës të kthehen në shtëpitë e tyre dhe tu sigurohet strehim.
Ahmeti: Unë kam shumë informacione për atë çfarë ndodhi, por s’dua ti jap pa i përpunuar
Kryetari i BDI’së, Ali Ahmeti duke folur për ndodhitë e fundit në Kumanovë ka thënë se ka shumë informata për këtë çështje. Por, siç ka thënë Ahmeti këto informata nuk mund ti jap, pasi thotë se janë të ka përpunuara.
Ai nuk ka pranuar edhe të flas për përfolët se edhe Qeveria e Maqedonisë të jetë e përfshirë në këtë konflikt.
“Për këtë nuk mund të flitet. Tani mund të futemi në teori të konspiracionit”, ka thënë Ahmeti.
Ali Ahmeti: Muhamet Krasniqi me tha “po digjemi të gjallë”
Kryetari i BDI’së Ali Ahmeti ka treguar se si është kontaktuar nga pjesëtar të Grupit të Armatosur derisa po vazhdonte lufta në Kumanovë.
Tha se një person i prezantuar si Muhamet Krasniqi i ka thënë se një pjesëtar i këtij grupi është vetëvrarë.
“O aman se u dogjëm të gjallë tani…e pyetëm si e ke emrin, tha Muhamet. Cili Muhamet, tha Muhamet Krasniqi. Sa vetë jeni mbrenda : Tha jemi katër vetë. A ka të vrarë: Tha ka të vrarë katër dhe një është i vetëvrarë”, tha Ahmeti për AlsatM.
Ali Ahmeti tregon se si ka negociuar dorëzimin e Grupit të Armatosur
Ali Ahmeti ka treguar se si ka negociuar dorëzimin e Grupit të Armatosur. Tha se qysh në orën 10:20 të ditës kritike kishte marrë telefonatë ku i ishte kërkuar ndihma për largimin e grupit nga vendi i ngjarjes.
“Ka ora 10:20 ka qenë më vjen një porosi në telefon e hapi telefonin e shof derisa jam duke e lexuar i njëjti telefon më bije, po i njëjti numër dhe mendimi im që po paraqitet ndonjë njeri i joni që ndodhet në terren dhe e hapi telefonin dhe mu drejtua mua: Kryetar, jam në vendngjarje të lutem ndihmona”, tha Ahmeti.
Ahmeti: Kam ditur për lëvizjet e Grupit të Armatosur,u kam thënë mos krijoni konflikte
Ali Ahmeti ka thënë se ka pasur informata për lëvizjet që është duke i bërë UCK. Ai madje ka thënë se ka biseduar me ta dhe u ka thënë se mos ta bëjnë trazira.
“..ne kemi pasur dijeni se ka pasur disa lëvizje. Është një e pa vërtet me madhe nëse unë them se ata nuk i kam njohur. Kemi biseduar me ta që mos të hynë në këso gjera. Ju kemi thënë se të zbarohet marrëveshja e Ohrit dhe se nuk është qëllim i askujt ndarja e Maqedonisë”, ka thënë ai.
Ahmeti ka thënë se takimet e fundit i ka pasur para dy jave. Kreu i BDI’së ka treguar edhe me emra se është para disa here edhe me njerëzit që tani janë vrarë dhe arrestuar në Komunavë.
Ali Ahmeti nuk e di se a ka civilë të vrarë në Kumanovë (Video)
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti thotë se nuk e di dhe nuk e kupton atë që ndodhi së fundi në Kumanovë. Tha se nuk e di se a ka civilë të vrarë.
“Nuk e di dhe nuk mund ta kuptoj”, tha ai në një intervistë për televizionin AlsatM.
Tha se nuk ka informacione për civilë të vrarë.
“Dëmi material edhe kompensohet por jetët e njerëzve nuk kthehen Në ketë tragjedi është një moment që edhe më lehtëson, që nuk pësoi asnjë civil, së paku nga informatat e deritashme që i kam”, tha ai.


