FIDANISHTJA

Jacobson: Ambasada e re-simbol i përkushtimit amerikan ndaj Kosovës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, në intervistën ekskluzive në Klan Kosova ka folur për projektin më të madh kapital që SHBA-të kanë realizuar në Kosovë –Ambasadën Amerikane.

Që nga dita e parë e punës në këtë ambasadë, kosovarët do të kenë mundësi të pajisen me viza amerikane, transmeton Klan Kosova.

Projektin që do të kushtojë 250 milionë dollarë ajo e ka quajtur “simbol të partneritetit dhe përkushtimit që Amerika ka ndaj Kosovës”.

“Kjo ndërtesë është shenjë për përkushtimin tonë të vazhdueshëm për zhvillimin e Kosovës dhe për partneritetin tonë dhe miqësinë me Kosovën”.

Uji Dea

Ambasadorja që është në fund të mandatit të saj në Kosovë, në intervistën dhënë gazetarit Besnik Tahiri ka ripërsëritur se ndërtesa shumëmilionëshe tregon se përkushtimi dhe partneriteti mes dy shteteve do të vazhdojë gjatë.

“Ndërtesa e re e Ambasadës nënkupton një përkushtim të vazhdueshëm për Kosovën dhe ky përkushtim do të vazhdojë për një kohë të gjatë, kjo është arsyeja që ne do t’i investojmë 250 milionë dollarë. Hapësira do të jetë 12 mijë metra katrorë”.

“Kjo ndërtesë është simbol i partneritetit afatgjatë dhe përkushtimit afatgjatë”, ka thënë Jacobson për Klan Kosovën.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.