FIDANISHTJA

Krimet e “terrorit shtetëror”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Tina 6-vjeçare kujton momentin kur policët e maskuar të njësisë speciale ia kanë shkelmuar babanë teksa po dilnin prej shtëpisë.“I kanë mëshu këtu poshtë”, thekson Tina flokëkaçurrele, teksa përkulet që ta prekë këmbën e djathtë të tregojë me saktësi vendin në këmbën e djathtë. Babanë e Tinës nuk e mbajtën këmbët. U shtri përtokë. Policët nuk e kishin ndalur dhunën as atëherë kur e kishin shtrirë përtokë, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Tregoji qysh i ka mëshu në krye, ku i ka dalë gjak”, ndërhyn halla Sahadete Hajdini. Grushton dorën në tëmth. Zonja Hajdini kishte vendosur që fundjavën ta kalonte te nëna dhe vëllai. Dy fëmijët e saj janë bashkëmoshatarë të Tinës. Hallë Sehadetja thotë se krismat që nisën rreth orës katër e gjysmë të mëngjesit të së shtunës i zgjuan edhe fëmijët.

“Mundoheshim t’i qetësonim fëmijët, duke i gënjyer se kanë hyrë hajnat dhe se policia është duke i ndjekur”, thekson zonja Hajdini, në fund të dyzetave. Familja Hajdini kishte qëndruar deri në orën njëmbëdhjetë e ngujuar në shtëpi nën breshërinë e plumbave dhe granatave që vinin nga toka e ajri.

Eco Higjiena

“Nuk e dinim se kah po vinim. Në të gjitha anët dëgjoheshin krisma”, thekson zonja Hajdini, që pas më shumë se gjashtë orësh tmerri kishte vendosur të dilte të fliste me policët. “Dola me teshë të bardhë me tregu se vetëm duam të largohemi”. Policët i kishin shoqëruar deri në dalje të rrugës, duke i kërcënuar e fyer.

http://koha.net/?id=27&l=57188

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.