ARKATANA

BE-ja sheh ngecje në dialog dhe në zbatimin e marrëveshjeve

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kur u takuan në prill, kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Isa Mustafa dhe Aleksandar Vuçiq, ata pranuan pas takimit se nuk ka pasur rezultate konkrete, porse ka përparim në dialog. Të dytë patën paralajmëruar se që në fillim të muajit maj do të ketë një takim të radhës, ku do të arriheshin marrëveshje konkrete.

Por tashmë jemi në mesin e majit dhe jo vetëm se nuk ka pasur takim tjetër, por nga BE-ja kanë thënë qartë se as nuk do të ketë më takim këtë muaj dhe, vetëm nëse ka përparim në punën e grupeve punuese, një takim i radhës në nivelin e lartë politik do të mund të zhvillohet në qershor, shkruan sot “Koha Ditore”.

Një takim i përshpejtuar, pa përgatitje të duhura për rezultate konkrete, do të ishte i pakuptimtë në situatën kur nuk ka përparim të duhur në zbatimin e marrëveshjeve, mendojnë në BE.

FIDANISHTJA

Ndërkohë, sipas burimeve diplomatike evropiane, nuk është zhvilluar takimi i grupeve punuese për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Pikërisht kjo çështje nga Beogradi përdoret për të kritikuar palën kosovare, apo, siç thonë ata “Prishtinën”, për mungesë të rezultateve në zbatimin e marrëveshjes. Edhe një pjesë e mirë e diplomatëve evropianë tërheqin vërejtjen se zotimet që ka marrë ish- kryeministri Hashim Thaçi për krijimin e kësaj “Bashkësie/Asociacioni” duhet të zbatohen sa më parë.

http://koha.net/?id=27&l=57183

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.