Të shtëna armësh në Verban të Bujanocit
Sipas informacioneve të para që kanë arritur në redaksinë e BujanociNet, në fshatin Verban të komunës së Bujanocit, sot në orët e pasditës ka patur të shtëa armësh dhe menjëherë është njoftuar patrulla e policisë të cilët janë nisur për në vendin e ngjarjes.
Deri në këto momente akoma nuk dihet se nga kanë ardhur të shtënat dhe as akterët e këtij rasti.
Fshati Verban i komunës së Bujanocit gjendet në vijën administrative kufitare me Kosovën në të cilin jetojnë jo më shumë se 2 familje shqiptare.


