United Hospital

Hoti: Qeveria e Kosovës ka kursyer 11 milion euro

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Qeveria e Kosovës ka shpenzuar 13% më pak në mallra dhe shërbime, 5% më pak në paga dhe mëditje krahasuar me planin e shpenzimeve. Në total janë kursyer 11 milion euro, sipas Ministrit të Financave, Avdullah Hoti.

Sipas Hotit, kjo është bërë e mundur nga masat që Kryeministri Mustafa ka ndërmarrë sa i përket: racionalizimit të udhëtimeve jashtë vendit, reduktimin drastik të përdorimit të veturave zyrtare dhe hapjes së ankandit për shitjen e disa veturave zyrtare, kontrollin e shpenzimeve për mëditje shtesë dhe masa të tjera, trasmeton Gazeta Tribuna.

Eco Higjiena

Hoti përmes postimit në Facebook ka bërë të ditur se masa të tjera po përgatiten për këtë qëllim, të cilat do të bëhen të ditura për të gjitha organizatat buxhetore.

“Bashkë me buxhetin e vitit 2016 do të zhvillohen mekanizma për kontroll të shpenzimeve nga niveli i programeve dhe nën-programeve brenda organizatave buxhetore, mandej normativat për shpenzime për secilën veturë zyrtare, për secilin nëpunës, zyrë, njësi dhe departament. Kjo qasje do të mundësojë që të kemi kontroll dhe informata të plotë dhe detale deri në nivelin më të ulët të shpenzimeve. Askush nuk do të mund të fshihet pas shifrave të përgjithshme. Secili zyrtar do të marrë përgjegjësinë për shpenzimet e krijuara, të cilat shpenzime do të mund të arsyetohen vetëm me rezultate përkatëse”, ka shkruar Hoti./Gazeta Tribuna/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.