UBT

S’ka paqe në Ballkan pa Kosovën në BE

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Dëshmia e tij në Washington, para disa ditësh, u bë shkas që ai të jetë cak i sulmeve të disa politikanëve nga radhët e pozitës në Kosovë. Joseph DioGuardi e quajti ndërmarrje haraçi partinë e Hashim Thaçit dhe shkaktare e humbjes së shpresës së qytetarëve në Kosovë. Për këtë reagoi zëvendësi i Thaçit në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Petrit Selimi.

Ky i fundit u kundërpërgjigj duke thënë se deklaratat e DioGuardit janë si ato të Vuçiqit, Gjuriqit e Jeremiqit. Gjatë një interviste ekskluzive për gazetën “Zëri”, ish-kongresisti amerikan, i cili thotë me mburrje që ka gjak shqiptari, DioGuardi, pranon se është i zhgënjyer me të gjithë liderët politikë të shqiptarëve në Ballkan.

Pavarësisht se lobimin për zgjidhjen e çështjes së shqiptarëve e bën pa kurrfarë interesi financiar, DioGuardi thotë se një angazhim i tillë nuk vlerësohet nga politikanët si Hashim Thaçi. Gjatë kësaj interviste ai mes tjerash flet edhe për themelimin e Gjykatës Speciale, i kundërpërgjigjet akuzave ndaj tij të Petrit Selimit, etj.

Hidromorava

Zëri: Cila ishte arsyeja e dëshmisë suaj që dhatë para disa ditësh në Washington dhe që akuzuat Hashim Thaçin?

DioGuardi: Unë flas me shqiptarët të cilët vijnë në Washington dhe më tregojnë se sa keq është në Kosovë, ku ka 60 për qind papunësi. Kjo është çmenduri. Nëse nuk keni një punë në Qeveri, atëherë nuk ka punë, as në bujqësi nuk ka asgjë./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.