UBT

Haziri kërkon nga drejtori i KEDS-it që t’i heq njehsorët që kanë shëmtuar disa lagje të qytetit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, i shoqëruar nga drejtori i Shërbimeve Publike, Sokol Haziri dhe bashkëpunëtorët, ka pritur sot në takim drejtorin e Ekzekutiv të Rrjetit në KEDS-it, Mehmet Koç, i cili shoqërohej nga përfaqësues të kësaj kompanie në Gjilan.

Në takim është diskutuar për bashkëpunimin e domosdoshëm në mes të Komunës dhe KEDS-it për realizimin e projekteve komunale, sipas kërkesave të të dyja palëve.

Kryetari Haziri ka kërkuar me këtë rast që të shqyrtohet mënyra e vendosjes së njehsorëve të KEDS-it nëpër lagje të qytetit dhe të gjendet një zgjidhje më e pranueshme, sepse sipas tij, kështu siç është, është kundër planit urbanistik të Komunës dhe i ka shëmtuar disa lagje të qytetit.

Eco Higjiena

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e KEDS-it kanë falënderuar kryetarin Haziri për pritjen, ndërsa u zotuan për bashkëpunimin e mirë me Komunën.

Sa i përket vendosjes së njehsorëve, përfaqësuesit e KEDS-it u zotuan se do ta ndërpresin këtë praktikë të vendosjes së njehsorëve dhe do të ofrojnë një mënyrë tjetër shërbimit që do të jetë e pranueshme për qytetarët./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.