Fundamenti

KKSH organizon vizitë të nxënësve dhe mësimdhënësve në Republikën e Shqipërisë

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), me ftesë të kryetarit Jonuz Musliu, u mbajt mbledhje e dytë e përbashkët me të gjithë drejtorët e Shkollave fillore dhe të mesme me mësim në gjuhën shqipe.

Rendi i ditës të kësaj mbledhje të përbashkët ishin: Analiza e rezultateve të provimit provues përfundimtar; dhe Parapërgatitja për vizitën e nxënësve dhe mësimdhënësve për vizitë studimore në Republikën e Shqipërisë; Ndër të tjera u diskutua edhe për rrjedhat e fundit në arsimin në Luginën e Preshevës.

Pasi drejtorët e Shkollave fillore dhe të mesme me mësim në gjuhën shqipe paraqitën problemet dhe sfidat me të cilat u përballen shkollat provimit provues përfundimtar, kryetari Musliu theksoi “nevojën e avancimit të arsimit shqip jo vetëm me tekstet shkollore, planë-programet mësimore etj., por edhe me kualitetin e mësimëdhënies, duke qenë një avangardë që duhet të përballet me sfidat e së ardhmes”. Vlen të theksohet se pasi patën nxjerrë konkluzion të përbashkët për standarde të njëjta të organizimit dhe mbajtjes së provimeve provuese përfundimtare dhe kishin ndërmarr të gjitha masat për parandalimin e dukurive shëmtuese si kopjimi, me qëllim të inkurajimit të vlerave reale me rezultate reale.

Uji Dea

Drejtorët e Shkollave fillore dhe të mesme me mësim në gjuhën shqipe konkluduan se rezultatet nga mbajtja e provimeve provuese përfundimtare kanë pasqyruar nivelin e përgatitjes së nxënësve shumë më real se viteve tjera në nivelë të Luginës së Preshevës.

Ndërsa, sa u përket vizitën e nxënësve dhe mësimdhënësve për vizitë studimore në Republikën e Shqipërisë u dakorduan që të formohet grupi prej 15 nxënësve më të mirë të shkollave të mesme dhe fillore me mësim në gjuhën shqipe të shkollave në komunën e Preshevës dhe në komunën e Bujanocit, ndërkaq 4 nxënës më të mirë të shkollave të mesme dhe fillore me mësim në gjuhën shqipe të shkollave në komunën e Medvegjës të përcjellur nga mësimëdhënisit më të dalluar, njofton, shërbimi për informim i KKSH-së/BujanociNet/