Hidromorava

Beogradi pengon kodin telefonik të Kosovës

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Kosova është dashur tashmë ta ketë kodin e saj telefonik 383, bazuar në marrëveshjen e arritur dy vjet më parë, por Serbia po e bllokon këtë proces.

Në shtator të vitit 2013, ish-kryeministri Thaçi dhe homologu i tij serb, Ivica Daçiq, në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja patën arritur marrëveshje që Kosovës t’i ndahet një kod telefonik 3-shifror nga ITU-ja (Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikimeve).

UBT

Sipas kësaj marrëveshjeje, janari i këtij viti (2015) ka qenë koha e fundit kur Kosova është paraparë të pajiset me kodin 383, që do të përdorej nga të gjithë operatorët në Kosovë.

Edhe pse marrëveshja, që Kosova të marrë kodin e saj telefonik, është arritur rreth dy vjet më parë, Serbia po vazhdon ta bllokojë këtë proces. Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë për “Zërin” se kjo çështje mbetet ballafaqimi i momentit mes dy shteteve./zeri/