Hidromorava

Jakupi: Xhirot pranë plazheve bëni me vetura private

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Shoqëria civile ka alarmuar për keqpërdorimin e veturave zyrtare në Kamenicë dhe shpenzimet enorme të derivateve. Sipas përfaqësuesit të Organizatës “Fortesa”, Amir Jakupi, veturat zyrtare të Komunës po përdoren për qëllime private, ndaj ka kërkuar marrjen e masave, sepse është shkelje ligjore.

“Edhe në mandatin e kaluar, edhe gjatë këtij mandati, me vetura zyrtare janë ushqime për kanagjeqe, janë përdorur për dalje në gjueti, shoping, bartje të qengjave, kontrolla mjekësore jashtë vendit, si dhe aktivitete partiake”.

Hidromorava

Veprimet e pushtetarëve aktual janë vazhdim i luksit në kurriz të qytetarëve të varfër dhe një komune mes skamjes e braktisjes. Amir Jakupi, i cili edhe më herët kishte reaguar për keqpërdorimin e veturave zyrtare, thotë se organet komunale dështuan në shitjen e xhipit “Hyundai”, të cilit po ‘i hyp e zhdryp’ kush po mundet. “Xhipi i blerë në 2010 në vlerën e 38 mijë eurove nga ish kryetari i komunës, edhe pse ishte premtim elektoral, nuk është shitur akoma”.

Sipas Jakupit, është për keqardhje xhiroja me xhipin e zi të Komunës pranë palmave të Durrësit nga kryesuesi i Kuvendit të Kamenicës, i cili do të duhej të ishte shembull i respektimit të ligjshmërisë dhe ruajtjes së parasë publike. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.