Ndihma për familjen Jaha në Tupallë
Humaniteti i njerëzve vullnet mirë nuk ka kufi, i till ishte edhe rasti i bashkëvendasit tonë Besim Mustafa, i cili me të ardh nga Franca ndihmoj me gjëra ushqimore familjen Jaha.Përveq gjërave ushqimore Besimi me vllezërit e ti Fadilin dhe Milazimin financuan edhe lavrimin(punimin) e arave të kësaj familje.Ata shprehen knaqësin që sa do pak po i ndihmojnë kësaj familje, duke bërë apel që shembullin e tyre te ndjekin edhe bashkëvendasit tjerë.
Vlen te theksohet se familja Jaha 7 anëtarëshe është kthyer në Tupallë vitin e kaluar nga Prishtina.Ajo ka nevoj për përkrahjen e vazhdushme, ndërkohë që gjendet në listen e Fondit Humanitar të Kosovës Lindore për ndërtimin e shtëpisë në kuadër të projektit”100 shtëpi në Kosovë Lindore”/medvegja.net/


