Hajnat ia vjedhin hartat topografike Selver Lenjanit
Gjilan – Selver Lenjani përfaqësues i fshatit Karaqevë është ndier shumë i zhgënjyer kur ka kuptuar se hartat topografike dhe i tërë dokumentacioni që ka pasur rreth Karaqevës dhe vijës kufitare i është plaçkitur nga persona të panjohur. Kërkoj nga policia që urgjentisht ta trajtojë këtë rast sepse këtë akt mund ta bëjnë vetëm njerëzit me porosi nga Serbia.
Hartat topografike të punuara nga ekspertët e Beogradit dhe i tërë dokumentacioni që lidhet me vijën kufitare Kosovë – Serbi, i është plaçkitur Selver Lenjanit në shtëpi derisa ai nuk ndodhej aty.
Lenjani tha për rajonipress se është i habitur se si dikush ka guxuar të hyjë në shtëpi dhe të marrë këto materiale. “Aty e kam pasur edhe hartën e fundit nga ekspertët e Beogradit e cila definon qartë tërë vijnë kufitare dhe tregon se vija që po tenton ta zaptojë Serbia është pjesë e territorit të Kosovës”.
Lenjani tha se kjo vepër është e porositur nga Serbia sepse ka edhe materiale tjera domethënëse.
Lenjani tha se policia duhet urgjentisht ta trajtoj këtë rast dhe të prangos hajnat që i morën tërë dokumentacionin.”Unë nuk kam ide se kush mund të qëndrojë prapa këtij akti, por jam i sigurt se dikush me çdo kusht donte që ato materiale mos të ekspozohen në publik” tha Lenjani i cili asnjëherë nuk ka pushuar për të sensibilizuar problemin e vijës kufitare në Karaqevë./rajonipress/


