ARKATANA

Diskriminime të shumta në Luginën e Preshevës

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Mungesa e investimeve, papunësia e madhe, diskriminimet e shumta në planin e të drejtave të njeriut janë dëshmia më e mirë e kësaj gjendjeje të rënduar, vlerësojnë përfaqësuesit politikë shqiptarë të kësaj ane.

Deputeti popullor në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, duke përshkruar pozitën e shqiptarëve në Serbi, ka theksuar se ajo vazhdon të mbetet e rënduar në nivel të njëjtë me atë në periudhën e pushtetit totalitarë të Milosheviqit.

ARKATANA

E Sevdail Hyseni, ish-kryetar i parë i Kuvendit Komunal të Bujanovcit në periudhën e pasluftës në Luginë, për gjendjen e rënduar të shqiptarëve, fajëson edhe koalicionet aktuale të pushteteve lokale.

Ndërkohë, analistët në Luginë e më gjerë vlerësojnë se mungesa e sigurisë, perspektiva ekonomike dhe mosrespektimi i të drejtave themelore të njeriut, përfshirë divergjencat e shumta mes korpusit politik shqiptar, po e rëndojnë pozitën e shqiptarëve në Preshevë, Bujanovc e Medvegjë.