Pezullohet greva, vazhdon mësimi në të gjitha shkollat
Gjatë takimit të përfaqësuesve të Sindikatave të Arsimit të Komunave të Kosovës të mbajtur sot në Prishtinë me shumicë votash është vendosur që të hënën punonjësit e arsimit t`i rikthehen punës.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë se në rast të mos përmirësimit të gabimeve që ndodhën në listën e pagave dhe asaj të përvojës së punës, sindikata të cilën ai e drejton do të rinis grevën.
Ndërkaq, i vetmi që ka kundërshtuar vendimin e SBASHK-ut për pezullimin e grevës ishte, Kryetari i Sindikatës së Arsimit të Klinës, Arif Elezi me arsyetimin se ka gabime të mëdha në listat e pagave dhe në vitet e numëruara të përvojës së punës./telegrafi/


