United Hospital

Mortaja për shqiptarët vjen nga politika.

/ 6 minuta lexim
Hidromorava

Nga Gani Sadiku – Aktivitetet e shumta patriotike të shqiptarëve në robëri, më tepër se ideali ishin bërë nevojë, si dhe çështje jetike e ekzistenciale, për tu çliruar nga Serbia. Duke e imagjinuar shtetin si diçka hyjnore, apo si një krijesë që i shpëtonte nga shfarosja kolektive.

Shkrimet e historiografisë nga ana e historianëve të vendit, të cilët në mënyrë aspak reale kanë paraqitur luftërat e shqiptarëve gjatë periudhave historike, ka pasur diçka pozitive edhe pse jo realiste. Përmallimin, trimërimin dhe dalldisjen e shqiptarëve për tu qëndruar karshi okupatorëve .,! E kanë rritur lakminë e tyre për shtet duke sakrifikuar jetën dhe familjen për liri. Shqiptarët ishin ne gjendje të paguanin çdo çmim vetëm tu realizohet ëndrra e tyre shekullore.,!

Në periudhën e viteve ’90 filloi grupimi i shqiptarëve rreth një bërthame, ku në epiqendrën e vet e kishte forcën kohezive e cila mbante të lidhur fort popullin. Në atë kohë u bënë hapat më të medhaj në unifikimin e e kombit, por ideatore i krejt kësaj ishte një klasë intelektuale së cilës i printe Ibrahim Rugova.! Në vazhdim të kësaj periudhe, më e rëndësishmja ishte, shkrirja e individuales në kolektive, që rrallë herë ka ndodhë te ndonjë komb ku me dëshirë bashkohet në kolektivitet.

Rezistencës i printe Rugova, që në të ardhmen do të bëhej jo vetëm prijës, por edhe idhull i shqiptarëve. Prijësi gjenial i shqiptarëve, e kuptoi me kohë pamundësinë e përballjes më Serbinë për dy arsye,; E para për shkak të reputacionit që gëzonte Serbia të cilin e kishte trashëguar nga Jugosllavia Titiste, dhe e dyta; për shkak të organizimit ushtarak që kishte ky shtet..,! Ai e dinte se historia e shkruar në të kaluarën mund të përsëritet sado e falsifikuar dhe e trilluar që ishte. Shqiptarët nuk e kishin as mundësinë dhe as gatishmërinë t`i rrekeshin luftës kundër Serbisë.,!

Rugova gjatë kësaj periudhe nuk kishte rreshtur së kërkuari ndihmën e SHBA-së dhe EU-së, por njëkohësisht edhe organizimin e formacioneve të vogla ushtarake me njerëz të besuar, që në të ardhmen do të mundë ta rrisnin rëndësinë apo “pazarin” e Kosovës, se sa mundësisë për tu përballur me armatën e Serbisë.! Fatkeqësia e shqiptarëve të Kosovës fillon në momentin kur nisin përçarjet në mes të krahut paqësor që udhëhiqej nga Rugova dhe krahut të luftës i cili në atë kohë ishte shumë mistik.,.

Populli duke e ndje urtësinë e Rugovës, por edhe duke e pa se kishte fituar përkrahjen ndërkombëtare, vendosi që në heshtje të përkrahë ideologjinë e tij, e cila për një kohë u duk se është dobësuar në masë të konsideruar. Mirëpo çka ndodhi.? Pas intervenimit të NATO-s, fituesi nuk kishte nevojë të paragjykohej, por dihej me saktësi. Menjëherë filluan të paraqiten grupe të cilat përgatiteshin të vinin në pushtet mbas luftës., A ishin këta krahu i luftës apo ishin hajdutët dhe profiterët, që përmes frikësimeve eliminimeve dhe shantazheve, dhe me një shkollë Staliniste tash më të mësuar mirë, u interesonte vetëm pushteti dhe jo shteti.

Mobi Casa

Këta aplikonin metodën e njejt siç bëri Enver Hoxha në vitin ’45 për të ardhur në krye të Shqipërisë në emër të luftës kundër gjermanëve dhe italianëve. ( dihet mirë se shqiptarët i kanë pritë me lule edhe gjermanët edhe italjanët).

Pas luftës ishte shumë e vështirë qê populli i ndodhur nën euforinë e lirisë, ta kuptonte qëllimin e këtyre “diversantëve”, që përkraheshin nga LPK-ja dhe një shtresë e “intelektualëve” që i “bashkonte” qëllimi, dhe jo ideali, siç do të trumbetohet më vonë.!

Mungesa e Ibrahim Rugovës, menjëherë pas luftës, ngjalli dyshimin e mundësisë së konsolidimit, edhe në radhët e bashkëpunëtorëve të tij, sepse grupi i diverzantëve, i kamufluar mirë pas kauzës së lirisë, dinte t`i përvetësonte mirë edhe meritat e luftës.

Pas kthimit të Rugovës, në Kosovë dhe pas mbajtjes së zgjedhjeve të para, ai i mundi bindshëm të ashtuquajturin krah të luftës, në mënyrën më demokratike të mundshme.,! Ky krah i “luftës” i tmerruar nga humbja, u fortifikuan në një organizatë ilegale dhe kriminale, të quajtur SHIK. Që si detyrë kishte eliminimin e njerëzve të devotshëm të LDK-së dhe bashkëpunëtorëve të ngushtë të Ibrahim Rugovës.! E pas vdekjes së Rugovës filluan kohët e errëta për shqiptarët e Kosovës, dhe merr fund epoka e orientimit pro perëndimorë e politikës kosovare.

Doli në shesh krahu i forcave të errëta që me vota të vjedhura i solli në pushtet një grusht hajdutësh, që në të ardhmen do të cilësohen si mortaja e zezë e Kosovës.,! Këta hajdut, të organizuar për një kohë prej pas luftës e deri nê vdekjen e Rugovës filluan me shpejtësinë e dritës ta kapin shtetin, e që ndihmoheshin nga SHISH-i dhe organizata tjera ilegale.! Në këtë kohë filloi një histeri kolektive e shqiptarëve dhe pajtimi nacional me tė keqen, sepse pushtetarët e “rinjë” apo ujqërit e vjetër” thirreshin në emër të kauzës së luftës.! Mirëpo që në fillim këta e huqën cakun e orientimit dhe organizimit të shtetit, sepse qëllimi i tyre nuk ishte shteti por pushteti. Të gjitha kombet e përparuara, identitetin kombëtar e ndërtojnë në histori të gjakut dhe traditës, ndërsa shtetin në vlera demokratike.

Mirëpo këta ishin bërë grusht, dhe me një marrëveshje të pashkruar por të kuptueshme, filluan ta shesin e grabisin pasurinë kombëtare, sepse u kishte ardhur koha, që vjen si një moment për secilin njeri që i paraqitet në jetën e tij, të bëhet i pasur me një “potez”, të bëhet i famshëm me një fjali, dhe të zbuloj diçka për një moment. E këtë rast këta nuk do ta lëshonin, të këshilluar dhe ndihmuar nga “miq” jashtë vendit. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.