Mobi Casa

Përshëndetjet dhe nderimet e rinisë demokratike

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

N’ frymë demokratike –Rinia po rriten …Por në mënyrë drastike, Po e harrojnë traditën !

Kalojnë stinë e mot ,
Kalojnë gjenerata …
Por nuk lodhen dot ,
Se ç’ është edukata ?!

N’ rrugë të neveritshme –
Po bëjnë devijime …
N’ jetën e përditshme –
Nuk dinë t’ bëjnë nderime ?!

S’i respektojnë fare
Këshillat prindërore ,
Mësuesit , arsimtarët ,
As këshillat shkollore ?!

Sillen rrugëve , sheshit –
E duan vetveten …
N’ takime me njerëzit –
Nuk dinë t’ përshëndeten !

Për këtë punë nuk lodhen ,
As s’i rrokë ves – vesi !
Nuk e dinë as kohen –
Kur thuhet :”Mirë mëngjesi ?!”

Dalë nga dalë largohen –
Kështu nga tradita !
Nuk e dinë as kohen –
Kur thuhet :”Mirë dita ?!”

S’ dëgjojnë arsimtarin ,
As këshillat nga mëma !…
Nuk e dinë orarin –
Kur thuhet :”Mirë mbrëma ?!”

Edhe kur largohen ,
Natën në errësirë –
Nuk dinë të nderohen
Me :”Natën e mirë ?!”

Në ndarje kur mbeten
T’ vetëm pa dëshirë –
Nuk dinë t’ përshëndeten
Me :”Ditën e mirë ?!”

Edhe kur largohen ,
Për kurbet n’ u ndafshin ;
Nuk dinë të urohen –
Me fjalët :”Mirë u pafshim?!”

Ballë për ballë n’ takime –
N’ teposhta e n’ tatëpjeta …
Nuk dinë t’ bëjnë nderime –
Me fjalë :”Tu ngjatë jeta?!”

Kur i takojnë t’ vjetrit ,
Skuqen porsi gacë –
Nuk dinë njëri – tjetrit ,
Kujt t’ i thuhet :”Bacë ?!”

Hidromorava

Edhe kur ruajnë delet ,
Bashkë me qengja n’ grigjë –
Nuk i dinë adetet ,
Kujt i thuhet : “Mixhë ?!”

Edhe kur bartë saçin ,
Nëna me lagraçë –
Nuk dinë , pasha bacin ,
Kujt i thuhet : “ Axhë “ ?!

Edhe kur shkojnë n’ bahçe ,
T’ ujisin me vadë –
Nuk dinë ku kanë rraqe ,
Kujt i thuhet :”Dadë ?!”

Së bashku rrinë n’ çardak ,
Së bashku rrinë në shkallë –
Nuk e dinë aspak ,
Kujt i thuhet : “Hallë ?!”

Edhe kur rrinë n’ hije ,
Edhe kur rrinë n’ rreze ,
Sot pak kush kanë dije –
Kujt i thuhet :”Teze ?!”

Edhe kur kanë gëzime ,
Edhe kur kanë vajë ,
Nuk dinë t’ bëjnë dallime –
Kujt i thuhet : “Dajë ?!”

N’ oda , n’ krye vendi ,
Ulen , rrinë gjithë qysh …
Nuk dinë si është rendi –
Kujt i thonë :”Babagjysh ?!”

Lëshojnë mustaqe e mjekër ,
Rrinë n’ skuta e n’ qyshe –
S’ dinë kujt i thonë :”Vjehërr “,
As kujt i thonë :”Gjyshe ?!”

Nuk e lodhin kokën –
Të nderojnë me zemër !
Nuk e dallojnë moshën –
Kujt t’ i thërrasin n’ emër ?!

Nuk dallojnë të largët ,
Fis , as kushëri !…
Nuk dinë kush janë :”Agët “ ,
Kujt i thonë :” Zotëri !”

S’ dallojnë moshatarët ,
Që me ta rrinë tok !
Mahitë dhe hajgarët ,
Kujt i thuhet :”Shok ?!”

Nuk dinë për t’i nda
Shprehjet në unik –
Kujt i thuhet :”Vëlla “,
Kujt i thuhet : “Mik ?!”…

Gjilan, më 29.04.2015. Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.