Mobi Casa

Zgjerohet bashkëpunimi midis UBT-së dhe Universitetit “Mimar Sinan” të Stambollit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Profesorët në Fakultetin e Arkitekturës në UBT, Ajhan Bajmaku dhe Muhamed Ahmeti, së bashku me një grup studentësh, gjatë vizitës në Stamboll të Turqisë, zhvilluan një varg aktivitetesh të rëndësishme, përfshirë edhe takime me zyrtarë të lartë të universiteteve dhe institucioneve të tjera në këtë vend.

Një nga takimet më të rëndësishme gjatë kësaj vizite ishte edhe ai me prorektoren e Universitetit “Mimar Sinan”, Deniz Incedayi.

UBT ka një bashkëpunim shumë të mirë me këtë universitet, ndërsa gjatë këtij takimi u dhanë një varg idesh për zgjerimin e bashkëpunimit, përfshirë edhe shtimin e vizitave të ndërsjella, të cilat janë të mirëseardhura për shkëmbimin e përvojave mes profesorëve e sidomos mes studentëve.

Mobi Casa

Deniz Incedayi është njëkohësisht edhe drejtoreshë e Asociacionit të Arkitektëve Botërorë.

Gjatë vizitës në Stamboll, studentët e arkitekturës në UBT, mes të tjerash, vizituan universitetin më prestigjioz të Arkitekturës dhe Dizajnit “Kadir Has Universitesi”, bibliotekën më të pasur në këtë rajon me librat e artit dhe të arkitekturës, vizituan Muzeun e Fakultetit, pastaj galerinë kontemporane Salt-Taksim, dhe muzeun dhe institutin më të njohur për hulumtime në artin kontemopran Galata Salt”, që ka bibliotekën më të pasur në Evropë.

Ata gjithashtu vizituan panairin ndërkombëtar të materialeve ndërtimore, si dhe muzeun modern të Stambollit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.