ARKATANA

Ismet Beqiri: LDK duhet të shqetësohet nëse Klosi do të fliste mirë për Rugovën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Edhe Sekretari i Përgjithshëm i LDK’së, Ismet Beqiri, ka reaguar pas deklaratave të ish-Shefit të SHIK’ut të Shqipërisë, Fatos Klosi, i cili tha se Ibrahim Rugova udhëhiqte një politikë pa krye.

Beqiri ka thënë se po që se Klosi do të fliste mirë për Rugovën atëherë udhëheqësit e LDK’së do të duhej të shqetësoheshin.

“Me fol mirë kryespiuni Fatos Klosi për Presidentin historik Ibrahim Rugova atëherë do të duhej ne të shqetësohemi. Është dashur të shqetësohemi po që se ai do të fliste mirë”, ka thënë Beqiri.

“Lavdi dhe fjalët e mira të tij për Ibrahim Rugovën nuk na duhen sepse ai s’përfaqëson askënd”, ka shtuar ai.

Ky zyrtar i LDK’së ka thënë se për Ibrahim Rugovën kanë folur liderët e botës dhe qytetarët e Kosovës përmes votës.

“Thjesht, kush ka qenë Presidenti historik Ibrahim Rugova dhe kontributin e tij e kanë vlerësuar me vota qytetarët e Kosovës”, ka thënë Beqiri.

Mobi Casa

“Qytetarët e Kosovës e dinë kush ka dhënë kontribut për UÇK’në, e dinë kontributin e LDK’së, i dinë Zonat Operative. Mbi 90 për qind të qytetarëve të Kosovës kanë qenë në LDK. Shumica e luftëtarëve të lirisë ishin në LDK”, ka thënë Beqiri.

Në emisionin Komiteti, prodhim i Gazetës Express për RTK’në, ish-shefi i SHIK-ut Fatos Klosi kishte folur për kohën sa ishte në krye të Shërbimit Informativ të Shqipërisë.

Kishte thënë se Ibrahim Rugova udhëhiqte politikë pa krye.

Pas kësaj, në një reagim të tij në rrjetin social Facebook, lideri i LDK’se, Isa Mustafa i kundërvihet ashpër Klosit, madje e akuzon atë se Shërbimi Informativ i drejtuar prej tij kishte përçarë luftën e UÇK’së.

Gazeta Express

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.