Eko Higjiena

Bajrami: Prioritet i Qeverisë është edhe turizmi

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, ka treguar se Qeveria e Kosovës e ka prioritet turizmin.
“Ne Programin e Qeverise, Zhvillimi Ekonomik dhe krijimi i vendeve te punes eshte me prioritet dhe Turizmi eshte nje nder sektoret e rendesishem te ketij programi”, ka thënë Bajrami.

Lexojeni fjalimin e mbajtur në Panairin e Turizmit

Pas Shkupit dhe Tiranes, ne Prishtine sot Panairi i Turizmit

Organizimin e kësaj ngjarje promovon vlerat turistike të vendit tone si dhe do te krijoj rrjetëzime ne mes te agjencioneve turistike dhe tur operatoreve te vendit tone dhe shteteve tjera.

Dua qe t’ju konfirmoj përkushtimin nga ana e Ministrisë se Tregtisë dhe Industrisë dhe timin personalisht ne përkrahjen e evenimenteve te tilla qe do te kenë ndikim ne zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë se vendit ne përgjithësi.

Turizmi, pa mëdyshje eshte nje sektor i rendesishem ne Kosove, jo vetem qe krijon shume shpejt vende te punes, por gjithashtu eshte nje mundesi per permirsimin e imazhit te Shtetit me te ri Evropian që është i ndryshëm nga ai i cili është përcjellë kryesisht në media dhe që korrespondon shumë më tepër për karakteristikat specifike dhe asetet unike të Kosovës.

Ne Programin e Qeverise, Zhvillimi Ekonomik dhe krijimi i vendeve te punes eshte me prioritet dhe Turizmi eshte nje nder sektoret e rendesishem te ketij programi.

Kosova ofron mundesi te mire per zhvillimin e turizmit malor dhe alpinizmit, atij kulturor bazuar ne trashegimine tone historiko-kulturore. Poashtu, ekzistojne potencialet per zhvillimin e turizmit rural, ekologjik dhe Turizmit alternativ.

FIDANISHTJA

Me permiresimin e infrastruktures rrugore dhe krijimin e linjave ajrore me shtetet e rajonit dhe me gjere krijohen mundesite per zhvillimin e turizmit nderkufitar si dhe te ofrimit te paketave te perbashketa turistike per promovimin e vlerave tona. Kosova tanime eshte pjese aktive e procesit te Berlinit, d.m.th. pjese e rrejtit rajonal infrastrukturor.

Ministria e Tregtise dhe Industrise do te promovoje turizmin si sektor qe ka efekte te shumta ne ekonomi dhe mbrojtje te ambientit, promovimin e turizmit malor ne destinacine te nivelit te larte, posaqerisht Bjeshkeve te Nemuna dhe Malet e Sharrit, turizmi aktiv (turizmi aventuristik, ecje ne natyre, biqiklizmi etj), turizmi nderkufitar si dhe Turizmi konferencial dhe ai i bizneseve.

Mundesia e qytetareve tone per te pare boten me cmime te arsyshme eshte dicka teper e rendesishme, por edhe me e rendesishme eshte sjellja e turisteve nga vendet e tjera ne Kosove. Vendi yne eshte unik, historia jone e vjeter dhe ajo e dy dekadave te fundit na ne bejne ne nje vend interesant, shfrytzimi i ketij potenciali padyshim se duhet te prmovohet dhe kompanite qe jane sot ne kete panir kane kapacitetin per te bere kete mjaft mire.

Tashme jeni ne dijeni per nenshkrimin e kontrates per Projektin per Zhvillimin e Qendres Turistike të Brezovices, e cila pritet te hyje ne fuqi pas gjashte muajve. Investimet parashihen të bëhen në disa faza e që kapin shumen totale prej 409 milion eurosh dhe qe parashihet te krijohen rreth 3000 vende pune. Ne te gjithe e dime se Brezovica dikur ka qene brend ne fushen e turizmit dhe jemi te sigurt se imazhi i ketij brendi do te kthehet me i fuqishem seq ka qene.

Eshte hartuar Planin Zhvillimor ne sektorin e turizmit i cili eshte ne fazen finale. Synimi eshte qe deri në vitin 2020, sektori i turizmit të marr pjesë në GDP me 7-8 % . Jane parapare shume projekte dhe aktivitete si në avansimin e kornizes institucionale, ngritje në promovimin e turizmit , permiresimin e kapaciteteve profesionale dhe konsolidimin e Keshillit te Turizmit.

Eshte parapare rishiqimi i legjislacionit ne fuqi, ne menyre qe te krijohet nje ambient me i pershtatshem per sektorin privat. Ndersa ne fushen e hartimit të politikave turistike kemi arritur marreveshje me shtetet e regjionit, Shqiperine dhe Maqedonine. Jemi duke negociuar Marreveshjet e Bashkepunimit me Malin e zi dhe Sllovenine, me mundesi zgjerimit të marreveshjeve edhe me shtetet tjera te rajonit.

Per t’i realizuar keto synime ne jemi duke i dhene hapesire te veqante bashkepunimit dhe permiresimit te dialogut me sektorin privat dhe cdo aktiviteti tjeter qe do te ndikonte ne rritjen e numrit te turisteve e qe do te ndikoj ne gjenerimin e vendeve te reja te punes dhe zhvillimin ekonomik ne pergjithesi.

Per fund ju uroj suksese dhe shpreh edhe nje here gatishmerine tone per bashkepunim dhe perkrahje te sektorit privat./express/