Eko Higjiena

Të mendojmë për shtetin

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Nga Arsim Haziri – Në këtë kohë të nevojës më e domosdoshmja prej të gjithave do të ishte ikja me çdo kusht nga mentaliteti i robëruar, nga mentaliteti superegoist i shprehur pa masë që fatkeqësisht përbën element mjaftë degjenerues që ka rezultuar me ndërrimin e çështjeve më nacionale ndaj atyre të ngushta familjare e nepotiste.

Fatkeqësia më e madhe për ne është shfaqja e një dukurie të pazakontë që me vite të tëra e ka kapluar Kosovën nga e cila edhe po e vuajmë rëndë realitetin e brishtë dhe degradues e që patjetër se mund të përkufizohet si shumësi e papenguar e pushtetit dhe pakësi me çdo kusht e shtetit, e këtë më së rëndi po e përjeton gjithsecili nga ne i orientuar drejtë ekzistencializmit qenësor.

Kjo më së shumti i kontribuon moszhvillimit ekonomik të shtetit tone dhe përderisa mendojmë të ecim me këtë ritëm, ne të garantuar plotësisht e kemi përfundimin shtetëror që domosdo do të jetë i pakrahasuar me shtetet që kanë marrë rrugën e shpejtë të zhvillimit.

Shteti si kuptimësi dhe përceptim në vete, duhet dhe është arsye pozitive për jetën e përgjithshme qytetare, njëkohësisht kjo duhet të shpërfaqet nga ndonjë klasë politike më e përgjegjshme për të cilën subjektivizmin e konsideron si më dytësore e publikën apo qytetarinë si më parësore, e kjo momentalisht nuk po e përfaqëson qytetarizmin në Kosovë.

Ne shumë qartë e dimë se brenda familjes ndërvepron altruizmi familjar, e në shoqëri ai egoiste e ndërsa për çështje nacionale shtetërore vepron altruizmi universal, në rastin tonë kjo e fundit do të ishte më se e mirëseardhur, mirëpo kjo në çdo aspekt po minohet dhunshëm nga të gjitha qeveritë e pasluftës.

FIDANISHTJA

Dobësitë dhe shkeljet si karakteristika negative të të gjitha qeverive ndaj të cilave në asnjë moment nuk ndahen është se ndryshimin si element e konsiderojnë dhe veçojnë si pjesë të pandashme të punës së tyre, mirëpo siç dihet kjo është vetëm çështje mediale dhe aspak praktike që nuk lidhet me momentumin politiko-ekonomik, që padrejtësisht po e shprehin në masë të madhe dhe aspak të penguar.

Në Kosovë duhet një qeveri më e përgjegjshme dhe llogaridhënëse ndaj kërkesave urgjente të të gjithë qytetarëve mbi të cilët të mos rëndohet jeta e tyre sociale siç po ndodh ne çdo përditësi, dhe të mos humbet vetëdija dhe shpresa për një mundësi dhe përkthim të saj në mirëqenie të përgjithshme qytetare. Ne duhet ta shohim konceptin qytetari si koncept më përbashkues dhe të mjaftueshëm për tërë vetën e saj dhe në çdo mënyrë ta zhvillojmë solidaritetin shoqëror e të mos e rrugëtojmë dhe theksojmë individualitetin si element negativ të shoqërisë.

Brenda vetës tonë tjetrin e shohim me mjaftë keqësi dhe brishtësi dhe në çdo situatë pretendojmë të ecim në llogari të shkatërrimit të tij, kështu dhe ashtu ky përshkrim është dhe ndodhë vetëm aty ku qytetarët vihen para aktit të kryer e jo ata të zgjedhin aktin e tyre siç është parimi i vullnetit të shumicës.

S’ka shoqëri pa tjetrin, prore të mendojmë edhe jashtë vetës sonë siç është dikushi, e kjo avancon jetën e të të gjithëve dhe vetëm në këtë mënyrë mund ta bëjmë mendjen tonë të vullnetshme ndaj vullnetit për zhvillim, progresim e kështu më radhë./rajonipress/