Kosova me program të ri me FMN-në
Shteti i Kosovës ka kapacitet që ta ruajë stabilitetin makro-fiskal, pa pasur nevojë për program me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN). Por shteti, i cili u bë i pavarur para 7 vjetësh, ka nevojë për mbështetje të Fondit për të siguruar një kredibilitet te organizatat ndërkombëtare karshi financave publike.
Kështu ka deklaruar ministri i Financave, Avdullah Hoti, pasi është kthyer nga takimet pranverore që ka pasur në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore (BB), të mbajtura në Uashington.
Hoti ka bërë të ditur se kanë arritur një marrëveshje në parim për një program të ri me Fondin Monetar Ndërkombëtar. “Që ne të kemi mundësi që të hyjmë në kredi ndërkombëtare tek Banka Botërore dhe të organizatat tjera financiare ndërkombëtare që janë të gatshme t’i financojnë projektet e Qeverisë së Kosovës”, sqaron Hoti./zeri/

