ARKATANA

Klosi flet për vrasjen e Ahmet Krasniqit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ish-shefi i Shërbimit Informativ të Shqipërisë (SHISH), Fatos Klosi, në emisionin “Komitetit” të transmetuar në RTK, ka folur për vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit në Tiranë. Por, ai e ka mohuar këtë kategorikisht dhe se është shumë i interesuar të sqarohet kjo vrasje.

Klosi ka thënë se tjetër kush kishte interes për vrasjen e Krasniqit.

Dëgjojeni videon për ta kuptuar se cila mund të jetë pista për zbardhjen e kësaj vrasjeje misterioze.

Ish-shefi i SHISH-it ka konfirmuar se dikur ky shërbim kishte arrestuar ministrin aktual të Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi. Ai gjithashtu ka thënë se themeluesit e UÇK-së ishin ithtarë të politikës së diktatorit Enver Hoxha.

Klosi, në një intervistë për RTK-në, nuk ka dashur të tregojë arsyen se pse ish-SHISH-i ka arrestuar liderin e PDK-së para disa viteve, duke thënë se nuk mund të jap informacione, transmeton Telegrafi.

HW

“Po kemi arrestuar Hashim Thaçin. Nuk mund ta them pse, por ai ishte shtetas i huaj, pavarësisht që ishte me kombësi shqiptare”, ka thënë Fatos Klosi.

Ai gjithashtu ka thënë se partia e Lëvizja Popullore e Kosovës, themeluese e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kishte bindje të majta politike.

“Po është e vërtetë që LPK-ja ka pasur bindje të majtë dhe ka qenë ithtare e politikës së diktatorit shqiptar, Enver Hoxha”, tha ai.

“Forcat e themeluara nga ana e presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, FARK, natyrisht ishin më tv përgatitura se UÇK-së, pasi që të gjithë ishin ish-pjesëtar të ushtrisë jugosllave dhe kishin përvojë”, ka thënë më tutje Klosi. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.