Policia arreston dy gjilanas për rrahje në grup
Gjilan – Në rrugën “Adem Jashari”, në Gjilan janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptarë, pasi që të njëjtit së bashku me një të dyshuar tjetër, për shkaqe të panjohura janë rrahur me një grup tjetër, me ç’rast viktima mashkull shqiptar i moshës së mitur ka pësuar lëndime trupore nga një mjet i prehtë njoftoj policia e Kosovës.
Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt./rajonipress/


