Fundamenti

Lunacek: S’ka dëshmi për krime të UÇK-së si tërësi

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ekziston “dikush” i cili shumë qartë shfaq interesim për krimet kundër serbëve në Kosovë, deklaroi nënkryetarja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja në PE për Kosovën, Ulrike Lunacek për gazetën “Danas”, duke komentuar deklaratat e drejtorit të Zyrës serbe për Kosovën, Marko Gjuriq.Lunacek para pak ditësh deklaroi se Serbia duhet ta shfuqizojë fletarrestimin për shefin e diplomacisë kosovare Hashim Thaçin, ndërsa Gjuriqi u përgjigj se “dikush do të duhej të interesohet për krimet kundër serbëve në Kosovë”.

“Siç e di zoti Gjuriq, një njësit special hetues në vitin 2014 gjeti dëshmi të fuqishme kundër disa zyrtarëve të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por sigurisht që jo edhe kundër UÇK-së si tërësi”, tha Lunacek për gazetën beogradase, transmeton KP.

UBT

“Prandaj, unë dhe raporti im aktual i PE-së për Kosovën theksojmë se themelimi dhe funksionimi i gjykatës speciale për krime lufte duhet të jenë prioritet për Qeverinë e re të Kosovës”, ka thënë Lunacek.

Lidhur me deklaratën për Thaçin, ajo përkujtoi se në pres-konferencën të martën në Prishtinë ka thënë se “Beogradi, që të tregohet konsekuent, duhet të sillet njëjtë si me rastin e Tony Blairit, ish-kryeministrit britanik dhe këshilltarit aktual të kryeministrit Aleksandar Vuçiq”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.