HW

Presidentja thotë se prioritet i Kosovës është lufta kundër korrupsionit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Atifete Jahjaga, Presidente e Kosovës, ka thënë se prioritet i Shtetit është lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Këto zotime Presidentja i ka dhënë në takimin që ka pasur me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Letonisë z. Edgars Rinkevics.

Lexojeni të plotë njoftimin

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Letonisë z. Edgars Rinkevics për të diskutuar rreth zhvillimeve të përgjithshme në Kosovë si dhe për bashkëpunimin bilateral midis dy vendeve.

Presidentja Jahjaga theksoi se prioritet për institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës është sundimi i rendit dhe ligjit, luftimi i krimit të organizuar e korrupsionit si dhe zhvillimi ekonomik i vendit. Ajo nënvizoi se përkundër sfidave, Kosova sot promovon paqen dhe stabilitetin në rajon dhe ky është sukses i përbashkët i institucioneve, qytetarëve të Kosovës dhe miqve ndërkombëtarë. Presidentja Jahjaga diskutoi me Ministrin Rinkevics edhe perspektivën evropiane të Kosovës, përfshirë nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociim gjatë verës dhe përmbushjen e kushteve për liberalizim të vizave. Njëri ndër kushtet e mbetura është edhe arritja e marrëveshjes për riatdhesim midis Republikës së Kosovës dhe Letonisë.

Sa i përket themelimit të Gjykatës Speciale, Presidentja Jahjaga theksoi se Kosova është në proces e sipër të përmbylljes së kësaj përgjegjësie dhe këtij obligimi ndërkombëtar.

Uji Dea

Presidentja Jahjaga dhe z. Rinkevics biseduan edhe për dialogun midis Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë.

Ata theksuan se në këtë proces përpos arritjes së marrëveshjeve, për normalizimin e marrëdhënieve midis dy shteteve, është shumë i rëndësishëm angazhimi konkret për implementimin e tyre në praktikë.

Ata u pajtuan që zbatimi i këtyre marrëveshjeve të jetë parakusht për procesin e integrimit të Serbisë në BE.

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Letonisë z. Edgars Rinkevics shprehu përkushtimin e vendit të tij për të vazhduar bashkëpunimin dhe mbështetjen për institucionet dhe qytetarët e Kosovës në të gjitha sferat me interes dypalësh.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.