UBT

Krejt Kosova UÇK

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Nga Lavdim Hamidi – Numër rekord të pjesëtarëve ka shënuar Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) në vitin 2015, përkatësisht 16 vjet pas përfundimit të luftës në vend!

Janë rreth 50 mijë veta që tashmë e kanë fituar statusin e veteranit, invalidit, pjesëmarrësit, apo pjesëtarit, …, të gjithë këta në mënyrë direkte ose indirekte, sipas Komisionit Qeveritar, e kanë ndihmuar UÇK-në në luftën kundër Serbisë gjatë viteve 98-99.

Të kuptohemi se kurrfarë dëmi nuk po i bëhet vendit nga ata që kanë fituar statusin e pjesëmarrësit, apo pjesëtarit, sepse nuk do të marrin kurrfarë kompensimi financiar për kontributin e dhënë në luftë, ndërsa e keqja më e madhe vjen nga fryrja e listës së veteranëve, që do t’i kushtojnë buxhetit të Kosovës mbi 50 milionë euro në vit.

Se e vërteta herët a vonë del në shesh, kjo u dëshmua me listat e publikuara së fundi nga Komisioni Qeveritar, i cili pas një dekade e gjysmë vetëm se e konfirmoi moton më të famshme të kohës së luftës: Krejt Kosova UÇK.

Pakkush në Kosovë po del që nuk ka luftuar me Serbinë, identik me moton e sipërpërmendur, ndërsa ata që ikën për në kampet e Maqedonisë dhe Shqipërisë po rezultojnë se kanë qenë minoritet, ani pse krejt e kundërta dëshmohej nga imazhet që sillnin në atë kohë televizionet ndërkombëtare.

E me këtë numër të madh të pjesëtarëve nuk e kuptoj pse komandantët e UÇK-së para më shumë se një dekadë e gjysmë e kërkonin ndihmën e NATO-s për t’i dëbuar forcat ushtarake e paramilitare serbe nga Kosova?

Në fakt janë shumë nga këta ish-komandantë të UÇK-së, të cilët që nga paslufta po kontribuojnë në njollosjen e luftës çlirimtare dhe kulminacioni është arritur me këto lista.

United Hospital

Këta komandantë të luftës pa fije turpi i kanë dhënë status të veteranit shumë kujt që nuk kanë pasur lidhje me luftën, madje në disa raste po dëshmohet se status të veteranit të UÇK-së kanë marrë edhe disa bashkëpunëtorë të Serbisë, apo edhe komandantë të Bllacës, siç i pati quajtur disa komandantë lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, të cilët i fishkëllonin derisa mbante fjalim në Stadiumin e Prishtinës gjatë kohës kur ishte kryeministër i vendit.

Nuk di se si njolloset më shumë lufta e pastër e UÇK-së, sa është njollosur që nga paslufta e deri tash së fundi me listat e veteranëve.
Mos qofsha në lëkurën e luftëtarëve të vërtetë të lirisë, mijëra djemve e vajzave të Kosovës, të cilët rrezikuan jetën apo edhe lanë gjymtyrët duke luftuar me armikun, kur në këto lista e shohin se status të njëjtë kanë me “ata që luftën e kanë parë vetëm në televizor”.

Me këto lista faktikisht është barazuar luftëtari i vërtetë me mashtruesin ordiner, përderisa liderët e pozitës dhe të opozitës, përkatësisht edhe ata që kanë qenë komandantë të luftës si: Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj nuk deklarohen për këto raste që e njollosin luftën e UÇK-së, ashtu siç po deklarohen këta dy të fundit kundër Gjykatës Speciale.

Edhe nëse thuhet se Kosovës po i bëhet padrejtësi me krijimin e një gjykate të tillë, nuk është nën mandatin e kësaj të fundit të gjykohet lufta e UÇK-së, ndërsa kur flitet për rastet individuale duhet ta kemi parasysh se as ata nuk mund të dënohen pa fakte.

Shembull konkret janë Haradinaj dhe Limaj, të cilët u shpallën të pafajshëm nga Gjykata e Hagës.

Pa kontribuar në paragjykimet e shumta, Gjykata Speciale edhe mund ta vërtetojë pastërtinë e luftës së UÇK-së, ndërsa me futjen në listë të veteranëve “falsë” i është dhënë “vula e marres” kësaj lufte.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.