UBT

Opozita do plotësim të kërkesave, ose përsëri protesta

/ 4 minuta lexim
HW

Opozita nuk e ka ndërmend të heq dorë nga realizimi i kërkesave të tyre të cilat ia kanë shtruar Qeverisë në protestën e së shtunës.Ata thonë se do të presin afatin që ia kanë dhënë Qeverisë që të reflektojë në plotësimin e këtyre kërkesave, pastaj do të ndërmarrin përsëri veprimet e duhura.

Madje, ata thanë se protestat nuk do t’i anulojnë në asnjë mënyrë.

Tre krerët e opozitës, Visar Ymeri, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj, janë takuar sot dhe kanë diskutuar për zhvillimet e fundit, protestën dhe hapat që do t’i ndërmarrin pas skadimit të afatit të dhënë Qeverisë për realizimin e kërkesave të tyre.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj tha pas takimit se biseduan rreth kërkesave veç e veç dhe protestës dhe për të konfirmuar se opozita është e bashkuar dhe asnjë variant s’do të heqin dorë nga realizimi i kërkesave të tyre.

“Edhe një herë biseduam për kërkesat veç e veç dhe për gjithë ato angazhime që na presin në zbatim të këtyre kërkesave. Opozita është e bashkuar, është e vendosur që të përkrah të kërkoj të fuqizoj zbatimin e këtyre kërkesave…Ne kemi pasur një protestë të dinjitetshme, civilizuese përmes të cilës kemi prezantuar këto kërkesa legjitime, i kemi cekur veç e veç, tani nuk do të paralajmërojmë veprimet tona në të ardhmen. Jemi në konsulta të vazhdueshme, ende ka kohë Qeveria, ka dy javë, kemi dhënë një afat kohor të respektueshëm dhe do të presim këto dy javë kohë të shohim nëse do të përmbushën këto kërkesa, sa nga to do të përmbushën, si do të përmbushën në mënyrë që të reflektojmë”, tha Haradinaj, transmeton lajmi.net.

Kreu i AAK-së beson që këto kërkesa janë legjitime dhe është mirë që Qeveria të reflektojë, sepse përndryshe protestat nuk do t’i ndalin.

“Jemi në këtë frymë, pra që të fuqizojmë kërkesat legjitime dhe të përkrahim zbatimin e tyre…në asnjë variant”, tha Haradinaj.

Fundamenti

Edhe kryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj tha se biseduan rreth protestës dhe zhvillimeve të fundit, derisa bëri me dije se nuk do të tërhiqen në asnjë mënyrë nga protestat nëse nuk përmbushën kërkesat e tyre që i kanë parashtruar.

Limaj tha se presin që Qeveria të reflektojë në realizimin e kërkesave të tyre dhe në përputhshmëri me hapat dhe sjelljen e Qeverisë, ata do të veprojnë si opozitë e bashkuar.

“Shikoni, protestat nuk do të ndalen asnjëherë në Kosovë kur ka arsye për të protestuar, dhe kur ka nevojë për të protestuar. Ne themi ishalla nuk do të ketë nevojë për protesta, por duhet të punojmë të gjithë që mos të ketë nevojë për të pasur protestë për tema që po flasim. Do donim ta kishim një qeveri që do t’i përgjigjet qytetarëve. Natyrisht në realizimin e këtyre objektivave të ndryshme për vendin ne do të vazhdojmë t’i shfrytëzojmë të gjitha instrumentet tona demokratike që na jep ky shtet demokratik”, tha Limaj.

Sipas kreut të Nismës, Qeveria vazhdon me gjuhën e tyre arrogante.

“Jo, jo asnjë gjë nuk anulohen në këtë vend. Ne do të vazhdojmë, ajo çka mund të iu sigurojë është që opozita do të jetë shumë aktive, në adresimin e të gjitha çështjeve që po ballafaqohet vendi. Ne do të jemi këtu dhe do të vazhdojmë të jemi aktiv në hapjen e këtyre temave, ngritjen e problematikave dhe besoj këtë duhet ta ketë të qartë Qeveria e Kosovës e cila po shihet qartë se po shkon në rrënimin e këtij vendi dhe po frikësohet nga mendimi ose zëri ndryshe”, theksoi ai.

Limaj tha se shfrytëzuan këtë takim t’i falënderojnë edhe një herë qytetarët për mbajtjen e mesazhit që kanë përcjell për protestë paqësore, e cila demantojë gjithë atë gjuhë helmuese të pushtetit që përmes gjuhës kërcënuese dhe dhunuese mbjellën frikë dhe shqetësim të qytetarët.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.