Posti që mund të shkaktojë “tërmet” në koalicionin PDK-LDK
Zgjedhja e presidentit të ardhshëm të Kosovës mund ta lëkund koalicionin qeverisës. Ky është vlerësimi i njohësve të çështjeve politike. Ndonëse me marrëveshjen e 19 nëntorit, kjo pozitë i takon kreut të PDK-së, Hashim Thaçi, ky i fundit e ka mediatizuar mënyrën e zgjedhjes së presidentit.
I pari i PDK-së, po e favorizon zgjedhjen më anë të votës se qytetarëve, ndërsa partneri i koalicionit insiston qe zgjedhja e presidentit të bëhet konform marrëveshjes për bashkëqeverisje.
Arban Abrashi nga LDK ka thënë për Tribuna Channel se koalicioni është stabil.
Sipas tij, pavarësisht insistimit të PDK-së, për mënyrën e zgjedhjes se presidentit, LDK pret qe të respektohet marrëveshja.

